Ne shkruajmë letra për ju Mirë & Shpejt

Keni nevojë për ndihmë për të shkruar një letër profesionale sepse keni vështirësi me gjuhën Gjermane? Ju nevojitet ndihma që të plotësoni formularët? Ne e kemi zgjidhjen! Qoftë për kompani sigurimesh, zyra qeveritare dhe administrative, ne e bëjmë atë për ju.

Çka duhet të bëni ju?

Shumë lehtë.
Ne mbushim formularët tuaj dhe shkruajmë letrat për ju!

Dëshironi t'i shkruani një letër zyrës për mirëqenie sociale, RAV-it ose menaxhmentit të pronës, banesës (Hausverwaltung). Keni ndonjë formular që ne mund ta plotësojmë për ju? Atëherë gjithçka që duhet të bëni është të na kontaktoni dhe ne do t'ju këshillojmë dhe do t'ju ofrojmë një çmim për rastin tuaj.

1. Na kontaktoni!

Na telefononi, na shkruani në E-Mail ose na kontaktoni lehtësisht në WhatsApp. Na dërgoni dokumentet tuaja dhe ne do t'ju plotësojmë formularët ose do t'i shkruajmë një letër profesionale palës marrëse.

2. Ne krijojmë letrën për ju dhe plotësojmë formularët tuaj!

Ne do të krijojmë një letër individuale për ju brenda një kohe të shkurtër ose do të plotësojmë formularët tuaj në mënyrë korrekte,
sapo të kemi në dispozicion të dhënat dhe kërkesat tuaja specifike.

3. Ne do t'ju dërgojmë të gjitha dokumentet tuaja!

Si klient, ju do të merrni të gjitha dokumentet (përfshirë origjinalin) që ju nevojiten. Ne gjithashtu me kënaqësi i dërgojmë dokumentet e krijuara edhe drejtpërdrejt te pala marrëse në emrin tuaj. Kështu që ju nuk keni nevojë të bëni asgjë tjetër, ne kujdesemi për të gjitha!

Të dhënat tuaja do të ruhen me siguri tek ne për 3 muaj në rast se keni ndonjë kërkesë tjetër.

Shumë Organizata Zvicërane kanë besim tek Ne.

Kemi njohuri dhe përvojë të çmuar me shumë kompani dhe zyra të ndryshme qeveritare. Ne e dimë saktësisht se çfarë ju nevojitet për zgjidhjen e duhur të çështjes tuaj!

Arbeit_icon

Kërkim Pune

Aplikacione: Me kënaqësi shkruajme për ju CV dhe letra motivuese, formularë dhe dokumente drejtuar RAV-it dhe ju ndihmojmë që ti kuptoni ato më mirë.

icons8-visa-stamp-50

Institucionet Administrative

Ne ju mbështesim dhe ju ndihmojmë rreth pyetjeve dhe paqartësive që keni me institucionet e ndryshme administrative në mënyrë që konsultuesit tuaj të mbesin të kënaqur me ju.

Immobilien_Icon

Pronësitë & Çiratë

Ju ndihmojmë dhe ju këshillojmë rreth përfundimit të kontratës tuaj banesore në mënyrë të rregullt, defektet që dëshironi t'i raportoni tek menaxhmenti i shtëpisë dhe gjithashtu ne shkruajmë edhe kërkesa per apartamente ose shtëpi. Nëse dëshironi ulje të qirasë, ne e dimë se si dhe sa mund të zbrisni atë.

Shërbimet

Ofertat

icon-1.png

Dokumente Individuale

Ne merremi intensivisht me kërkesën dhe formularët tuaj. Dokumentet tuaja do të krijohen individualisht për ju.

icon-2.png

Privatësia

Të dhënat tuaja ruhen në mënyrë të sigurt dhe qëndrojnë tek ne 3 muaj pas përfundimit të çështjes. Kështu që do ti kemi të gatshme nëse keni nevojë per ndihmë rreth ndonjë çështje tjeter.

icon-4.png

Mirë se vini

Kontakti personal është shumë i rëndësishëm për ne. Qoftë me një filxhan kafe, me telefon, E-Mail ose WhatsApp.

Fox_Dox_Logo_WEISS

"Qëllimi ynë është suksesi juaj - sepse suksesi juaj është e ardhmja jonë"

Njohuritë dhe përvojat tona rreth temave korrespondente po shtohen vazhdimisht dhe strukturat organizative dhe komunikuese në të gjithë Zvicrën në fushën e kërkimit të punës, shërbimeve sociale, sigurisë shëndetsore etj. ndihmojnë që këto njohuri të jenë të arritshme edhe për ju ashtu që përvoja dhe suksesi i krijuar të përcillet vazhdimisht.

Konsultime Falas

Mos hezitoni të na kontaktoni. Ne ju nidhmojmë me kënaqësi.

icon-7.png

Na telefononi!

+41 00 000 00

icon-10.png

Na shkruani!

info@fox-dox.ch

icon-6.png

Ku gjindemi

Zürich - Winterthur - Bülach